Ballina Rajoni Komuna e Malit të Zi shfuqizon vendimin për njohjen e Kosovës

Komuna e Malit të Zi shfuqizon vendimin për njohjen e Kosovës

60
0

Të martën, Kuvendi i Komunës së Zetës të Malit të Zi, ka miratuar një deklaratë përmes së cilës është shfuqizuar vendimi për njohjen e Kosovës.

Sipas raportimeve, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zetës kanë votuar pro kësaj deklarate, duke e konsideruar si një akt politik të bazuar në qëndrimet e tyre ndaj vendimeve të mëparshme shtetërore.

Në atë seancë është theksuar se institucionet e mëparshme të Malit të Zi, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, kanë injoruar, sipas tyre, vullnetin e një pjese të qytetarëve lidhur me statusin e Kosovës.

Deklarata gjithashtu përmban vlerësime politike për situatën e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, duke pretenduar se pozita e tyre është përkeqësuar nën institucionet aktuale në Prishtinë.

Me këtë akt, asambleja lokale e Zetës ka kërkuar simbolikisht anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës nga ana e Malit të Zi, ndonëse vendime të tilla i takojnë nivelit shtetëror.