Deputeti socialist Erion Braçe, që prej javësh është vetëshpallur kandidat për kryebashkiak të Tiranës, ka sulmuar nënkryetaren e Bashkisë, Anuela Ristani.Ai ka publikuar një video nga Selita, duke thënë se kjo është një torturë e përditshme për banorët, prej tre javësh, por askush nuk merr masa.
“Mbledhjet Lalalalala te asaj nuk arrijne ne Selite; As drejtoret qe i ka vene vete me telefon! Ja produkti”, shkruan deputeti socialist, duke iu referuar mbledhjes së tensionuar të pak ditëve më parë në Këshillin Bashkiak, ku këshilltarët e majtë, i kanë kërkuar llogari Ristanit, për situatën në kryeqytet.







