Ballina Slider Rolando Maran trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, zëvendëson Sylvinhon

Rolando Maran trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, zëvendëson Sylvinhon

36
0

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të zyrtarizojë italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, pas largimit të brazilianit Sylvinho.

Tekniku 62-vjeçar vjen me një eksperiencë të gjatë në futbollin italian, ku së fundmi ka drejtuar klubin Brescia Calcio në Serie B. Në karrierën e tij ai ka qenë në pankinat e disa skuadrave të njohura si Pisa Sporting Club, Genoa CFC, Cagliari Calcio, AC ChievoVerona, Calcio Catania, SSC Bari dhe AS Cittadella.

Deri në vitin 2012, Maran kishte ndërtuar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serie B, përpara se të merrte drejtimin e Catanias në Serie A. Sezoni i tij i parë me skuadrën siciliane rezultoi mjaft pozitiv, duke e renditur ekipin në vendin e tetë dhe duke regjistruar rekord pikësh me 56 të tilla.

Pas eksperiencave në elitën e futbollit italian deri në vitin 2020, Maran iu rikthye Serie B në verën e vitit 2022 me Pisa, ndërsa aventura e fundit ishte te Brescia. Tashmë, italiani pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve në një moment të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare.