Ballina Sport Një kartë shumë e rrallë koleksioni e firmosur nga Lionel Messi shitet...

Një kartë shumë e rrallë koleksioni e firmosur nga Lionel Messi shitet për më shumë se 500 mijë dollarë

34
0

Një kartë shumë e rrallë koleksioni e firmosur nga Lionel Messi është shitur për 411 mijë paund (më shumë se 500 mijë dollarë) në ankand.

Koleksioni “2015 Panini Flawless Soleof the Game Lionel Messi” u shit për këtë shumë marramendëse pas një lufte intensive ofertash online në ankandin Spring Sports Catalogue të Heritage Auctions.

Karta unike përmban gjithashtu një relike të jashtëzakonshme, një pjesë nga këpucët e përdorura në ndeshje nga ylli argjentinas.

Sezoni 2015 konsiderohet një nga më të rëndësishmit në karrierën e Messit, pasi ai udhëhoqi FC Barcelonën drejt një triplete historike duke fituar La Liga, Copa del Rey dhe UEFA Champions League.

Ekzistojnë vetëm 10 kopje të kësaj karte dhe, me të gjithë setin të kufizuar në maksimum 25 copë, ajo konsiderohet ndër “kartat më të rralla të hershme të Messit me autograf dhe relike të publikuara ndonjëherë.”

Relikja e përfshirë ka rëndësi të veçantë, pasi loja e Messit njihet për kontrollin e topit dhe lëvizjet e tij me këmbë, duke i bërë këpucët e përdorura në ndeshje shumë të vlefshme për koleksionistët.

Kjo kartë mban gjithashtu numrin serial 10/10, që përputhet me numrin ikonik të fanellës së Messit.

Drejtuesi i ankandit tha se kjo “ia shtoi vlerën” si një objekt koleksionimi “praktikisht unik”.

Karta është vlerësuar si PSA Near Mint 7, ndërsa autografi ka marrë vlerësimin PSA/DNA 10. Aktualisht, kjo është e vetmja kartë nga edicioni prej 10 copësh që ruhet në një kapsulë zyrtare të PSA-së.

PSA është një kompani që merret me vlerësimin e kartave koleksionuese dhe objekteve sportive.