Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkon SPAK të vijojë hetimet duke i caktuar 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve.
Ndërkohë që Irena ka 3 mbiemra qe i ka ndryshuar 5 here në varsi të rrethanave që ka patur në përplasje me ligjin dhe 2 ditëlindje, por tek tabela e njoftimit të gjykimeve në GJKKO nuk kishte emër personi.
Prokurori i çështjes si Dumani, deklaruan pas seancës avokati Gjokutaj dhe Jamarbër Malltezi, nuk e kish marre fare te pandehur, ndërsa tek vendimi i pushimit të çështjes penale ka përdorur nenin për pushimin e çështjes penale ndaj te pandehurit.
Falsifikimet janë në çdo hap në përpjekje për të mbrojtur Irena Gjoken që e keqpërdor Edi Rama.
Ndërkohë lënia e mbi 20 detyrave për SPAK tregon se prokuroria kish bërë sikur kish hetuar por nuk kish bërë asgjë.
Disa nga detyrat përfshijnë:
Pyetja e kallëzuesve Berisha, Malltezi dhe Adriana Kalaja.
Marrja dhe shqyrtimi i të dhënave nga Pika Kufitare e Kufirit në Kakavijë.
Marrje e vendimit penal nga gjykata në Greqi.
Marrje e dokumenteve apo proces-verbaleve për njoftimin e dënimit.
Marrja e proces-verbaleve të ndalimit të hyrjes në kufi nga pika kufitare Greke.
Marrja e raportit të ekspertizës që ju krye pasaportës me vizë të falsifikuar të Irenës.
Marrja e prokurës nga noteri në Fier ku Irena Maneku dhe Sotiraq Gjoka kishin dhënë prokurë për avokatin Andon Konomi që ta ndiqte në autoritetet greke.
Marrja e dokumenteve nga gjykatat në Greqi ku ka ankimuar avokati me prokurë i Irenës.
Marrja e dokumenteve të ankimimit që ka kryer Irena Gjoka në Gjykatën e Athinës fillimisht.
Vendimin e gjykatës së Athinës që njofton se çështja është në Janinë.
Marrja e vendimit penal të Gjykatës së Janinës.
Marrja dhe administrimi i të gjithë formularëve që ka plotësuar nga organet e administrimit të drejtësisë (Prokurori e Përgjithshme, KLGJ, ILD…)
Marrja e të dhënave dhe formularëve të Irena Gjokës nga KLGJ (ka plotësuar formularin e dekriminalizimit edhe në 2022 kur u emërua zv. Kryetare e GJKKO Irena, jo vetëm atë të 2016 siç donte të gënjente prokurori që ta quante si veprim penal të parashkruar (falsifikim vulash e firmash që është parashkruar)
Marrja e të dhënave nga dosja hetimore që ka nisur ILD ndërkohë ndaj Irena Gjokës….







