Ballina Aktualitet Sonila Qato merr pafajësinë nga Apeli i Posaçëm

Sonila Qato merr pafajësinë nga Apeli i Posaçëm

74
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato.

Në shkallën e parë ajo ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Dënimi i saj ishte konvertuar më pas në 60 orë punë në shërbim të publikut.