Ballina Politika Hoxha komenton ambasadorin e ri, Eric Wendt: Nuk do të jetë një...

Hoxha komenton ambasadorin e ri, Eric Wendt: Nuk do të jetë një diplomat që ndan interesa, si paraardhësit

74
0

I ftuar këtë të mërkurë në një studio televizive, gazetari Artan Hoxha u shpreh se kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, do të jetë shumë i ndryshëm nga katër ambasadorët e tjerë që kanë qenë në Shqipëri.

Hoxha u shpreh gjithashtu se, ndryshe nga paraardhësit, Wendt nuk pritet të jetë një diplomat që ndan interesa politike, por një figurë e fokusuar te siguria dhe objektivat strategjike të SHBA-ve në rajon.

“Po vjen një ambasador që të gjitha palët do ta pranojnë si ambasador të baraslarguar nga njëri-tjetri. Problematika që kemi pasur dekadën e fundit ka qenë që ambasadori i ardhur në Shqipëri ka qenë i katapultuar nga interesa që janë bërë në SHBA dhe kjo duket se e ka bërë skeptik opinionin publik në Shqipëri. Nuk kemi pasur më parë kaq skepticizëm të qytetarëve shqiptarë ndaj qëndrimeve që ka mbajtur një ambasador i SHBA-ve.

Nga ana tjetër është një ushtarak i cili ka pasur një karrierë të gjatë, por një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar me beretat e gjelbra, që janë elitë e ushtrisë së SHBA-ve. Vjen një njeri që nuk të lë vend për dyshime, por të pret dhe tregon që SHBA është e qartë në objektivat që ka.

Dhe ajo që tërhoqi vëmendje sot ishte se mori disa terma që në të kaluarën nuk është se kanë rënë në sy dhe nuk janë shpallur kaq botërisht”, u shpreh ai.