Ballina Politika Tritan Shehu zbulon surprizën e madhe të votimit në PD: Ai vetë...

Tritan Shehu zbulon surprizën e madhe të votimit në PD: Ai vetë është pro Berishës se ka energji dhe vizion

76
0

Pas javësh tensioni, ankthi dhe një gare elektorale që tronditi themelet e pluralizmit shqiptar me… një kandidat të vetëm, Tritan Shehu vendosi më në fund të thyejë heshtjen dramatike: ai do të votojë për Sali Berishën.

Në një deklaratë të gjatë, Shehu shpjegon se vota për Berishën është votë “kundër tunelit të errësirës”, për “shpresën”, “standarde europiane”, “rolin euroatlantik të Shqipërisë” dhe natyrisht për një tjetër mandat të liderit historik në krye të partisë.

Me këtë zhvillim të papritur, demokratët tashmë mund të flenë më të qetë: edhe Tritan Shehu është rreshtuar në krah të kandidatit të vetëm në garë.

Mbetet të shihet nëse nesër do të ketë surpriza të tjera të forta politike, si p.sh. ndonjë deklarim publik nga mbështetës të tjerë të Berishës se do të votojnë… Berishën.