Pasi shënoi një fitore mbrëmë në Kuvend, duke marrë fuqi mbi komisionet e tjera dhe duke sanksionuar në Rregulloren e Kuvendit, se institucionet e pavarura do të paraqiten përpara tij, përfshirë edhe SPAK, Fatmir Xhafaj ka firmosur 14 plane kontrolli për institucionet e pavarura.
VNA ka siguruar dhe analizuar gjithsej 14 plane pune tematike të ndara në katër komponentë kryesorë.
Më poshtë janë listuar fushat e veprimit (temat) dhe institucionet që do të thirren në seanca dëgjimore për secilën prej tyre:
Komponenti I: Analizë mbi zbatimin e ligjeve dhe prioriteteve qeveritare
1. Politika penale, masat e sigurisë, dënimet alternative dhe mbipopullimi në burgje: Institucionet e planifikuara në kalendar, Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF), grupe interesi dhe ekspertë të fushës.
2. Emergjencat civile, parandalimi dhe koordinimi i reagimeve: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Shërbimi Zjarrfikës, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.
3. Procesi i rregullt ligjor dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut: Institucionet e planifikuara në kalendar, OJF, grupe interesi dhe ekspertë të fushës.
4. Siguria ushqimore, sistemet e kontrollit dhe përputhja me standardet e BE-së: Institucionet e planifikuara në kalendar, OJF, grupe interesi dhe ekspertë të fushës.
Komponenti II: Mbikëqyrja e institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive
1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP): ASHK, ATP, ministritë e linjës dhe institucione të tjera përkatëse sipas rastit.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB): DPB dhe SHKB.
3. Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE): Agjencia për Efiçencën e Energjisë.
Komponenti III: Kontrolli parlamentar post-legjislativ (aktet nënligjore)
1. Siguria dhe Marrëdhëniet me Jashtë: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Ministria e Drejtësisë (MD).
2. Ekonomia dhe Financat: Ministria e Financave (MF), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI).
3. Çështjet Sociale: Ministria e Arsimit (MA), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHÇS), Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) dhe Ministria e Mjedisit (MM).
4. Institucionet dhe Agjencitë e Pavarura: Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Banka e Shqipërisë (BSH), ILDKPI, AMF, KMD, AKEP, ERE, ERRU, KDIMDP, KMSHC, AK dhe INSTAT.
5. Integrimi, Administrata dhe Qeverisja Vendore: Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Komponenti IV: Dialogu ndërinstitucional për çështje me interes të lartë publik
1. Vonesat e çështjeve hetimore/gjyqësore dhe backlog-u: Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, KLGJ, KLP, Prokuroria e Përgjithshme, ILD, Avokati i Popullit dhe shoqatat e magjistratëve (Unioni dhe shoqata).
2. Koordinimi i strategjive për procesin e integrimit: Ministritë, strukturat e integrimit dhe institucionet e pavarura.







