Ballina Kuriozitete Kina lëshon misionin Shenzhou-23, synohet qëndrimi i astronautëve për një vit në...

Kina lëshon misionin Shenzhou-23, synohet qëndrimi i astronautëve për një vit në hapësirë

70
0

Kina ka lëshuar këtë të diel misionin hapësinor Shenzhou-23, një hap i rëndësishëm në programin e saj kozmik, pasi për herë të parë synohet që një astronaut të qëndrojë në orbitë për një vit të plotë. Raketa Long March 2-F u nis nga qendra hapësinore Jiuquan Satellite Launch Center, duke transportuar një ekuipazh prej tre personash drejt stacionit hapësinor Tiangong.

Deri më tani, misionet kineze kanë pasur rotacione me qëndrime rreth gjashtë muaj, por ky mision do të testojë efektet e qëndrimit afatgjatë në hapësirë, si pjesë e planeve të Pekinit për dërgimin e astronautëve në Hënë deri në vitin 2030. Në ekuipazh ndodhet për herë të parë edhe një astronaute nga Hong Kong, 43-vjeçarja Li Zhiying, ish-oficere policie. Bashkë me të udhëtojnë inxhinieri i sistemeve hapësinore Zhu Yangzhu dhe ish-piloti ushtarak Zhang Zhiyuan.

Astronautët do të kryejnë eksperimente shkencore në fusha si biologjia, mjekësia, fizika dhe shkenca e materialeve. Një nga objektivat kryesorë të misionit është studimi i efekteve të mikrogravitetit në trupin e njeriut, përfshirë humbjen e masës kockore, dobësimin e muskujve dhe ndikimet psikologjike.

Misioni është pjesë e strategjisë afatgjatë të Kinës për eksplorimin e Hëna dhe më vonë të Mars, si edhe për krijimin e një stacioni ndërkombëtar kërkimor në Hënë deri në vitin 2035.Kina po zhvillon gjithashtu anijen e re hapësinore Mengzhou, e cila pritet të zëvendësojë Shenzhou në misionet e ardhshme hënore.