Mbrëmje horror për Milani, që është mposhtur në “San Siro” nga Kaljari duke hedhur në erë gjithë sezonin, me kuqezinjtë që nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në Champions.
Kjo disfatë e skuadrës së Alegrit ka shkuar si asist për Komon e Fabregas që do të marrë pjesë në Champions edicionin e ardhshëm, së bashku me Romën, Napolin dhe Interin. Ndërkohë për sa i përket mbijetesës, Leçe e Ramadanit ia ka dalë, duke lënë mbrapa Kremonezen.
Juve dhe Milan do jenë në Europa League, ndërsa Atalanta është në Conference League.







