Ballina Politika Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në orën 14:00! Zbardhen temat e...

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në orën 14:00! Zbardhen temat e diskutimit

107
0

Sipas burimeve në media, Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot në orën 14:00 në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime bëjnë me dije se në fokus të takimit do të jenë zhvillimet organizative brenda PS-së dhe koordinimi i punës në territor.

Ndër temat që pritet të marrin vëmendje në këtë mbledhje është edhe 35-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste, si një nga momentet simbolike në kalendarin politik të forcës në pushtet.

Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të brendshme të mazhorancës për agjendën politike të periudhës në vijim.