Ballina Politika PD kërkon dorëheqjen e Koçiut dhe llogari nga Gonzato për praninë në...

PD kërkon dorëheqjen e Koçiut dhe llogari nga Gonzato për praninë në paradën e komunitetit LGBT

85
0

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Paradën e Krenarisë LGBTQ+ të së shtunës, ka ngjallur reagimin e ashpër të deputetit të PD-së, Tritan Shehu, i cili e ka cilësuar këtë prani si të papranueshme. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, Shehu bëri me dije se do të kërkojë zyrtarisht dorëheqjen e ministres Koçiu, ndërsa kolegëve deputetë u bëri thirrje të nisin një demarsh diplomatik ndaj ambasadorit Gonzato.

“Do t’i kërkoj në seancën plenare Kryeministrit Shkarkimin e Albana Koçiut për pjesëmarrjen e papranueshme në paradën e LGBTQ+ .Të nderuar kolegë të Ministrisë së Jashtme ju kërkoj që të bëni demarsh diplomatik (notë proteste zyrtare) ndaj ambasadorit Gonzato për pjesëmarrjen e tij në paradë. Të thirret për shpjegime në Ministrinë e Jashtme dhe t’i thuhet që kjo bie ndesh me ato parime që ne ndërtojmë në shoqërinë tonë dhe ligjin e diskriminimit”, tha Shehu.

Ndërkohë, kujtojmë se në paradë, mesazhet kundër diskriminimit ishin një apel i fortë. Ambasadori Gonzato tha se mbrojtja e të drejtave të komunitetit pasqyron vlerat e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe mbështet çdo grup të cenueshëm.