Ballina Sport Shkarkohen Allegri, Furlani, Moncada dhe drejtori shqiptar Igli Tare në Milan

Shkarkohen Allegri, Furlani, Moncada dhe drejtori shqiptar Igli Tare në Milan

68
0

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka kryer një spastrim total dhe të pamëshirshëm brenda klubit kuqezi, duke shkarkuar brenda një dite trajnerin, drejtorin sportiv, CEO-n dhe shefin e skautizmit.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe drejtori i njohur shqiptar, Igli Tare, i cili kishte marrë detyrën e drejtorit sportiv te Milani vetëm verën e kaluar.

Ky vendim radikal erdhi pas dështimit shokues të skuadrës në xhiron e fundit të Serie A. Milanit i mjaftonte vetëm një pikë ndaj Cagliari-t për të siguruar kualifikimin në Champions League, por kuqezinjtë pësuan humbje 2-1 në “San Siro”, duke ia lëshuar vendin e katërt skuadrës së Comos.

Në komunikatën zyrtare të klubit, dështimi për t’u kualifikuar në Champions League është cilësuar si një “dështim i pafalshëm”, çka ka çuar në shkarkimin e menjëhershëm të strukturës udhëheqëse.

“Ecuria e fundit ishte plotësisht në kundërshtim me performancën e treguar deri në atë pikë, ku humbja zhgënjyese e mbrëmshme në ndeshjen finale e ktheu sezonin në një dështim të paekuivok (të qartë). Është koha për ndryshim dhe një riorganizim gjithëpërfshirës të operacioneve të futbollit,” thuhet në deklaratën brutale të Milanit.

Pas këtij spastrimi, i vetmi që ka shpëtuar nga “prerja” e Cardinale-t është këshilltari special i klubit, Zlatan Ibrahimovic. Së bashku me të, pronësia e RedBird do të nisë menjëherë punën për ndërtimin e një strukture tërësisht të re, duke filluar nga trajneri i ri e deri te pasuesi i Igli Tares për postin e drejtorit sportiv.