Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, ka hedhur poshtë spekulimet për largimin e tij gjatë verës, duke konfirmuar se do të vazhdojë projektin me klubin italian edhe sezonin e ardhshëm.
39-vjeçari ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me Comon, duke e dërguar skuadrën në Ligën e Kampionëve vetëm dy sezone pas ngjitjes në Serie A.
Në muajt e fundit, emri i Fabregasit është lidhur me disa klube evropiane, por spanjolli ka bërë të qartë se fokusi i tij mbetet te Como.
“E ardhmja? Patëm një takim të gjatë n me presidentin dhe drejtorin e klubit”, deklaroi Fabregas për “Sky Sport”.
“Ne kemi konsoliduar idenë dhe vizioni tashmë është i përqendruar te sezoni i ardhshëm. Jam shumë i lumtur këtu. Siç e dini, më mungojnë ende një ose dy hapa dhe po mësoj shumë. Po krijojmë një mentalitet”, shtoi ai.
Fabregas theksoi se rritja e shpejtë e klubit ka tejkaluar pritshmëritë fillestare.
“Rritja e këtij klubi ka qenë shumë e shpejtë. Që nga momenti kur nisëm këtë projekt, prej dy vitesh e gjysmë kemi shtyrë vazhdimisht kufijtë e pritshmërive”, theksoi ai.
“Jemi të vetëdijshëm për atë që përfaqësojmë dhe kemi një vizion të qartë. Ishte një kryevepër, por nga sot fillojmë përgatitjet për një sezon të vështirë dhe krejtësisht ndryshe”, përfundoi trajneri spanjoll.







