Ballina Kronika SPAK sekuestron pasuritë e Igli Kamberit dhe anëtarëve të grupit të tij....

SPAK sekuestron pasuritë e Igli Kamberit dhe anëtarëve të grupit të tij. Nga shoqëritë tregtare te llogaritë bankare… ja lista

81
0

Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal të drejtuar nga Igli Kamberi dhe Ergys Kastrati alias Bishnja, që u godit këtë të martë nga SPAK.

Igli Kamberi, që rezulton me të shkuar të errët, nga vrasja e parukierit Francesco Diviesti, te trafiku i drogës, pastrimi i parave, e deri tek porosia për të vrarë politikanin italian me urdhër të ish-gruas.

Burimet bëjnë me dije se është sekuestruar shoqëria tregtare “Auto Rend & SELL – Albania”, kuotat, aksionet dhe asetet e kësaj shoqërie tregtare, me administrator dhe ortak shtetasin Bardhok Gjergjin.

Po ashtu janë vënë nën sekuestro disa automjete të kësaj shoqërie.

Janë sekuestruar dy automjete në pronësi të Edi Brahaj, shoqëria tregtare “Lefter Nelaj” në emër të Lefter Nelaj. Si dhe shuma prej 680.595 euro e sekuestruar gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, më datë 14.11.2024, në automjetin Mercedes Benz me targë AB216RE.

Llogari bankare në emër të Nevila Kamberit dhe Dituri Buzit. Është sekuestruar edhe shoqëria tregtare “Fermer Fatos Buzi”, me administrator Fatos Buzin, bashkëshorti i Dituri Buzit, si dhe shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, me fushë veprimtarie “menza-katering”, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm.

Llogari bankare në emër të Ceco, bashkëshortja e Ergys Kastratit, si dhe llogari në emër të shtetasit Saimir Pirra, e po ashtu në emër të Sokol Fushës.

Grupi kriminal në fjalë dyshohet se kryente pastrim parash. Nga 10 urdhër-arreste, 4 janë ekzekutuar në Shqipëri. Në Itali, numri i të dyshuarve është edhe më i lartë për shkak të vrasjes së Diviestit.