Ballina Bota Trump përfundon në spital, hera e katërt që një ekzaminim i tij...

Trump përfundon në spital, hera e katërt që një ekzaminim i tij bëhet publik pas rimarrjes së detyrës

63
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i nënshtrohet sot një kontrolli të përsëritur mjekësor në spital, në kuadër të ekzaminimeve të tij vjetore shëndetësore.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump ka planifikuar një vizitë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” për një kontroll parandalues mjekësor dhe dentar.

Sipas “Washington Post”, kjo është hera e katërt që një kontroll i tillë mjekësor bëhet publik që nga rikthimi i tij në detyrë.

Në tetor 2025, mjeku i tij, Sean Barbabella, deklaroi se gjendja e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut të Trump ishte e ngjashme me atë të një 65-vjeçari. Trump është presidenti më i vjetër që është betuar ndonjëherë në SHBA dhe kontrollin e fundit mjekësor e ka kryer në prill 2025.

Në media kanë qarkulluar shpesh imazhe me mavijosje në duart dhe ënjtje në këmbët e tij, duke nxitur spekulime për gjendjen shëndetësore.

Megjithatë, vetë Trump ka deklaruar më herët se mavijosjet lidhen me shtrëngimet e shpeshta të duarve. Në korrik, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai vuan nga insuficiencë kronike venoze.