Ballina Kronika Plagosje me armë në Tiranë, ngjarja për motive dobëta

Plagosje me armë në Tiranë, ngjarja për motive dobëta

83
0

Një plagosje me armë është regjistruar në Tiranë. Dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

I plagosuri Juxhin Hamajezi ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

-Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.