Ballina Europë Kievi paralajmëron Minskun: Kemi gati 500 objektiva në rast se përfshiheni në...

Kievi paralajmëron Minskun: Kemi gati 500 objektiva në rast se përfshiheni në luftë

75
0

Ukraina ka deklaruar se ka përgatitur një listë me 500 objektiva në territorin e Bjellorusisë, në rast se Minsku zyrtar vendos të përfshihet në luftën në krah të Rusisë.

Paralajmërimi është bërë nga një komandant i lartë ushtarak ukrainas, i cili ka këshilluar Bjellorusinë të mos ndërhyjë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas tij, çdo përfshirje e Bjellorusisë në luftë do të sillte pasoja të drejtpërdrejta ushtarake. Ai ka theksuar se objektivat tashmë janë të përcaktuara dhe se Ukraina është e përgatitur për çdo skenar.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Kievit dhe Minskut, si dhe pas stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar më herët se Bjellorusia mund të përdoret si bazë për hapjen e një fronti të ri në veri të Ukrainës, siç ka ndodhur edhe në fazat e para të luftës në vitin 2022.

Nga ana tjetër, situata mbetet e tensionuar edhe në nivel ndërkombëtar, me shqetësime për zgjerimin e konfliktit dhe ndikimin e tij në sigurinë e NATO-s dhe rajonit të Baltikut.