Një akt kriminal dhe të pa bazuar në ligj, e konsideron deputeti i PD, Tritan Shehu, vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për transgjinorët.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu thekson se një vendim i tillë, është i bazuar në marrëzitë ideologjike të së majtës dhe për interesa okulte të errëta të saj.
‘Një vendim që bie ndesh me fiziologjinë, me pjekurinë seksuale dhe hormonale të fëmijëve. Që bie ndesh me mundësinë intelektuale e psikologjike të fëmijës për të marrë me koshiencë, përgjegjshmëri të tilla vendime, që kanë pasoja jetësore’, shkruan ligjvënësi demokrat.
Duke e vënë theksin te një vendim i pa bazuar në asnjë direktivë evropiane, Shehu shkruan se kambanat e alarmit po bien fort, shoqëria, familja, fëmijët dhe e ardhmja janë në rrezik.







