Ballina Aktualitet Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit/ Gjykata e Tiranës shpall të...

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit/ Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Boriçin dhe dy ish-zyrtarë të IMT

93
0

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Aurel Boriçin dhe dy ish-zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi. Ndërkohë u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.

Ata akuzoheshin për dyshime për abuzime me detyrën në lidhje me prishjen e një pallati në Kombinat pas tërmetit, por pa vendim të këshillit bashkiak.

Sipas Gjykatës Prokuroria nuk arriti që të provojë akuzën ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.