Ballina Politika Berisha takim me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zbardhet tema e...

Berisha takim me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zbardhet tema e diskutimit

72
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka zhvilluar një takim me Eugenio Zoffili, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Italisë.

Sipas Berishës, gjatë takimit është diskutuar për ‘zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe proceseve të lira zgjedhore’.

‘U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta dhe të pavarura në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor’, ben me dije Berisha.