Ballina Politika “Synim, rikthimi në qeveri”/ Kuvendi Kombëtar, Montserrat: PPE shpreh mbështetje për PD-në

“Synim, rikthimi në qeveri”/ Kuvendi Kombëtar, Montserrat: PPE shpreh mbështetje për PD-në

66
0

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Europiane (PPE), Dolors Montserrat, iu është bashkuar mesazheve duke mbështetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Montserrat u shpreh se PPE synon forcimin e PD-së dhe rikthimin e saj në qeverisje, duke theksuar se kjo lidhet me nevojën për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

Ajo vlerësoi se vendi duhet të forcojë shtetin e së drejtës, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të rikthejë besimin e qytetarëve te institucionet, duke e cilësuar Shqipërinë si një “vend të rëndësishëm për të ardhmen e Bashkimit Europian”.

Në mesazhin e saj, Montserrat theksoi gjithashtu se PPE qëndron në krah të PD-së në këtë fazë politike, duke e konsideruar kongresin një hap drejt modernizimit dhe forcimit të partisë për zgjedhjet e ardhshme.

MESAZHI:

Së pari, për mua është një nder të jem sot me ju në këtë kongres të rëndësishëm të PD-së.

Unë jam në Shqipëri ndërsa po regjistroj këtë video, sepse këtë javë kam qenë me ju, me Dr. Berishën dhe me të gjithë miqtë e mi të PD-së këtu në Shqipëri. Por duhet të largohem për në Barcelonë, ndaj kjo është arsyeja pse nuk mund të qëndroj këtë fundjavë me ju.

Por e di sa i rëndësishëm është ky kongres. Pse? Sepse ju po modernizoni gjithë partinë. Dhe pse? Për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, sepse ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë.

Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve.
Prandaj përgëzoj për këtë kongres të madh Dr. Berishën dhe gjithë ekipin tuaj në këtë fazë të re.

Por sigurisht, ju keni gjithë ne, gjithë familjen e PPE-së, për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur, për të qenë me ju, për të rikthyer sërish në pushtet parimet e lirisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit për këtë vend të mrekullueshëm.

Shihemi së shpejti.