Ballina Politika “Do ta largojmë me çdo kusht nga pushteti”/ Berisha delegatëve të Kuvendit:...

“Do ta largojmë me çdo kusht nga pushteti”/ Berisha delegatëve të Kuvendit: Ramën e kemi futur në rreth të kuq

75
0

Kilometrin e fundit, që ka nisur me protestat me një grusht militantësh para kryeministrisë, Sali Berisha e prezantoi edhe para delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Berisha tha se Edi Ramën e kanë vënë në rreth të kuq dhe do ta rrëzojnë me çdo kusht nga pushteti, ndonëse duket se kilometri i fundit i kreut PD nuk paska fund, pasi edhe militantët po rrudhen në ‘rezistencën’ para kryeministrisë.“Sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecën drejt fitores.

Në këtë kilometër, të fundit të kësaj maratone ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale, detyra jonë numër 1, që ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve është ripërtëritja.

I kapërcyem të gjitha barrikadat, që na vuan para, e futëm në rreth të kuq, narkdiktatorin, diku e thërrasin Ramaduro, diku Edi Balluku, ndërsa ne do ta largojmë atë me çdo çmim nga pushteti.

Demokratë e demokratë ja ku jemi këtu, tu themi shqiptarëve se për ne njerëzit që adhurojnë kombin dhe flamurin e tij, për ne flamuri kombëtar do mbetet në gjysmë shtizë gjersa flamuri i votës së lirë të shqiptarëve, të valëvitet krah tij.

Beteja jonë është betejë për flamur, dinjitet kombëtar, për lirinë e shqiptarëve.

Ndaj edhe ripërtëritja e partisë, është dhe duhet të jetë vepra jonë më madhështore, për të ripërtërirë nesër Shqipërinë”, tha Berisha.