Ballina Sport Dy lojtarë nga Milani dhe një nga Juventus, zbulohen dëshirat e Allegrit...

Dy lojtarë nga Milani dhe një nga Juventus, zbulohen dëshirat e Allegrit te Napoli

82
0

Napoli i sezonit të ardhshëm po nis të marrë formë, ndërsa Massimiliano Allegri pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i skuadrës.

Sipas raportimeve nga Italia, tekniku po punon së bashku me drejtuesit për objektivat e merkatos verore. Në listën e dëshirave të Allegrit janë përfshirë Adrien Rabiot dhe Alexis Saelemaekers, dy lojtarët e Milanit që spikatën sezonin e fundit.

Situata e Rabiot paraqitet më e ndërlikuar për shkak të pagës së lartë, që kalon 5 milionë euro neto në sezon. Më i arritshëm konsiderohet Saelemaekers, i cili mund të shqyrtojë një aventurë të re në Serie A.

Në repartin ofensiv vazhdon të përmendet edhe emri i Dusan Vlahovic, megjithëse operacioni mbetet i vështirë për shkak të kërkesave financiare të sulmuesit serb.

Ndërkohë Napoli po ndjek edhe Anan Khalaili, Exequiel Zeballos dhe mbrojtësin Mario Gila për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.