Ballina Politika “PS ka përgjegjësinë madhore”, Hasimja sulmon qeverinë: Koha për t’i dhënë fund...

“PS ka përgjegjësinë madhore”, Hasimja sulmon qeverinë: Koha për t’i dhënë fund pushtetit të socialistëve

56
0

Politologu Ermal Hasimja mbajti sot fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Hasimja deklaroi para të pranishmëve se detyra kryesore e opozitës, jo vetëm e PD-së, është të bindë qytetarët se jo të gjitha partitë janë njësoj dhe se partia në pushtet ka përgjegjësinë madhore për gjendjen e vendit.

Sipas tij, PD nuk është e vetme në opozitë, por me të jane edhe partitë e reja dhe socialsitët e pakënaqur.

Hasimja shtoi se PD ka një detyrim madhor, si pjesë e peshës së historisë, që të rrëzojë mazhorancën socialiste, siç u përfshi në ndryshimet e mëdha të ndryshimit të sistemit politik të Shqipërisë.

“Kur të afrohet fushata e ardhshme elektorale, secili prej nesh duhet të pyesë veten se pse qytetarët votojnë për një politikan. Qytetarët votojnë gjithmonë për veten e tyre, por që të zgjidhin halle, që secili prej demokratëve ka në jetën e përditshme. Prandaj mendoj se detyra kryesore e opozitës, jo vetëm e PD-së, është të bindë se jo të gjitha partitë janë njësoj dhe se ajo që është në pushtet ka përgjegjësinë madhore. Sot PD nuk është e vetme në opozitë dhe përballet me një realitet ndryshe. Veç partive të reja, ka edhe socialistë të pakënaqur. PD e ka dëshmuar se është e hapur për bashkëpunim. Për të rrëzuar regjimin socialist, kujtoni se 35 vite më parë, PD ishte ajo që rrëzoi regjimin më të egër të Europës. Kjo peshë e historisë është një detyrim madhor për PD-në”,-tha Hasimja.