Tetë persona, përfshirë një foshnjë, vdiqën dhe 33 u plagosën, kur një autobus pasagjerësh u përplas me barrierat dhe u përfshi nga flakët në lagjen Sarayköy të Denizli-t, në Turqi.
Autobusi i pasagjerëve, që i përkiste kompanisë turistike Pamukkale dhe drejtohej nga Mustafa Fevzi Merdun 50 vjeç, u përplas me barrierat pranë lagjes Tırkaz në autostradën Denizli-Aydın.
Autobusi u përfshi nga flakët si pasojë e përplasjes. Pas njoftimit, në vendin e aksidentit u dërguan Shërbimet Mjekësore të Emergjencës, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor, policia, zjarrfikësit dhe ekipet e xhandarmërisë.
Nga zjarri i cili u shua nga ekipet e zjarrfikësve humbën jetën shoferi Merdun dhe pasagjerët Merve Erik, Fatma Kartal, Gülitay Boğa, Zehra Eiol, Hayriye Arıkan, Civan Şen dhe djali i tij 9 muajsh Eyip Miraç Şen dhe u plagosën 33 persona. [zmadhim]
Të plagosurit u dërguan në spitalet e qytetit me ambulancë. Mësohet se autobusi, i cili thuhet se po udhëtonte nga Izmiri në Antalia, kishte në bord 38 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.







