Ballina Europë Panik mes banorëve / Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte...

Panik mes banorëve / Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

76
0

Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcënuar t’i vinte flakën vetes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës, teksa shqiptari kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes dhe apartamentit në Corso Vercelli ku ishte kyçur brenda, pasi kishte derdhur benzinë​.

Protagonisti i incidentit, është një punëtor 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili me sa duket vendosi t’i jepte fund jetës pas një mosmarrëveshjeje familjare.

Alarmi u dha rreth orës 22:30 dhe disa patrulla zjarrfikëse mbërritën menjëherë në Corso Vercelli 368 dhe u përpoqën të shkonin në apartament.

Negociatorët e karabinierëve u vendosën jashtë dhe filluan të flisnin me punëtorin, ku pas tre orëve të lodhshme negociatash, 48-vjeçari vendosi të hiqte dorë nga plani i tij i zjarrvënies dhe t’u dorëzohej ushtarakëve, mjekëve dhe infermierëve të shërbimit të urgjencës mjekësore, të cilët më pas e transportuan atë në dhomën e urgjencës për vlerësim të mëtejshëm.

Zjarrfikësit më pas arritën të lironin apartamentin, ku burri kishte derdhur disa litra benzinë ​​në mobilie dhe dysheme.