Ballina Aktualitet Ndërron jetë babai i kreut të PL, Ilir Meta! I jepet leje...

Ndërron jetë babai i kreut të PL, Ilir Meta! I jepet leje për ceremoninë mortore

53
0

Ndërron jetë babai i kreut të PL, Ilir Meta, Rexhep Meta.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ish-presidenti Meta do të shoqërohet nesër në Çepan të Skraparit, ku edhe i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit.

Meta do të shoqërohet në Skrapar nga oficerët e Burgjeve, pasi SPAK i dha lejen për ceremoninë mortore të të atit.

SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve po miraton planin e masave për shoqërimin e Metës nga paraburgimi 313.

Homazhet për të ndjerin do të kryhen në Tiranë, ndërsa varrimi në vendlindjen e babait të Metës në Skrapar