Ballina Lifestyle Hannah Waddingham zbulon marrëdhënie “dashuri-urrejtje” me Jason Sudeik

Hannah Waddingham zbulon marrëdhënie “dashuri-urrejtje” me Jason Sudeik

70
0

Hannah Waddingham ka lënë të kuptohet se në sheshxhirimin e serialit Ted Lasso ka pasur tensione për shkak të rishkrimeve të vazhdueshme nga shkrimtari dhe bashkëprotagonisti Jason Sudeikis.

Aktorja 51-vjeçare, e cila luan menaxheren e futbollit Rebecca në këtë serial shumë të njohur të Apple TV, pranoi se ka një “marrëdhënie dashuri-urrejtje të vazhdueshme” me aktorin.

Jason, 50 vjeç, luan protagonistin Ted dhe gjithashtu është bashkëshkrues i serialit – i cili ishte seriali origjinal më i shikuar në streaming në vitin 2023, shkruan “Daily Mail”.

Revista Variety raporton se sezoni i tretë u vonua për shkak të problemeve të prodhimit, përfshirë, sipas raportimeve, rishkrimet e pafundme të Jason-it.

Hannah u pyet nëse sezoni i katërt po zhvillohej më me rrjedhshmëri.

Ajo tha: “Gjithmonë do të ketë një lloj dhënie-marrjeje brenda një skene, për shkak të natyrës se si punon Sudeikis.”