Ballina Kulturë Fansat të zhgënjyer! “Euphoria” përfundoi më keq se “Game of Thrones”

Fansat të zhgënjyer! “Euphoria” përfundoi më keq se “Game of Thrones”

73
0

Hapni krahun, “Game of Thrones” dhe “Stranger Things”, ka një finale të re më të keqe në qytet. Sezoni i tretë i “Euphoria” përfundoi ashtu siç nisi: i rëndomtë, pa shije dhe duke duke shpërdoruar kastin e jashtëzakonshëm me një skenar absurd.

Në finalen e gjatë 93-minutëshe të dramës së Sam Levinson, e transmetuar të dielën, Rue (e luajtur nga Zendaya) vdes në mes të episodit. Është një moment i errët dhe pa kulm dramatik.

Rue merr pilula nga Alamo dhe pëson mbidozë me fentanil. Mentori i saj i tronditur, Ali (Colman Domingo), e gjen pa ndjenja në divanin e tij.

Më pas, Ali hakmerret: vesh uniformën e tij të vjetër ushtarake, shkon në klubin e striptizmit të Alamo-s me armë dhe e qëllon për vdekje.

Kjo zë pjesën më të madhe të finales, së bashku me skena të panevojshme aksioni nga Laurie dhe banda e saj, të cilët përfundojnë të arrestuar nga agjencitë federale dhe policia (Laurie i vendos lakun vetes dhe hidhet nga një ndërtesë për të shmangur arrestimin).

Edhe nëse dikujt i pëlqeu fokusi i dyshimtë i sezonit te karriera e Cassie-t në platformën me përmbajtje për të rritur, OnlyFans, nuk merr shumë zhvillim për këtë në finale. Koha në ekran e Cassie-t (Sydney Sweeney) është çuditërisht e vogël.

Finalja kalon më shumë kohë duke fokusuar pjesë të trupit të Kitty-t (Anna Van Patten) sesa personazhe kryesore si Jules (Hunter Schafer). Nuk është ekzagjerim.

Seriali mbyllet me Cassie-n që duket se jeton në vilën e saj dhe të Nate-t me Maddy-n (Alexa Demie) dhe motrën e saj Lexi (Maude Apatow).

Nëse dikush mori një “fund të lumtur”, ishin këto tre gra që jetuan bashkë në një shtëpi të madhe me dekor të verdhë.

Nate-t (Jacob Elordi) nuk iu bë as një funeral. Cassie gënjen Lexi-n për atë që ndodhi me të, ndërsa Lexi mendon se ai është zhdukur dhe mund të rikthehet një ditë.

Zendaya dhe Jacob Elordi, që ishin yjet kryesore të dy sezoneve të para – aq të suksesshëm sa seriali i bëri superyje globalë – në finale mezi shfaqen. Ai shfaqet vetëm në një foto, ndërsa ajo është në rreth 20 minuta.

Kjo tregon gjithçka për atë që u bë sezoni i tretë: një serial krejt ndryshe (dhe shumë më i keq). Sezoni i tretë është kritikuar ashpër nga kritikët dhe fansat.

“Euphoria” nisi në vitin 2019 si një histori për nxënës të shkollës së mesme, e mbushur me seks dhe drogë. Edhe pse e ekzagjeruar, dy sezonet e para ishin të përqendruara te personazhet. Kjo është arsyeja pse seriali ngriti në famë Elordi-n, Sweeney-n dhe Zendaya-në u dha mundësi të shfaqnin talentin e tyre me personazhe kompleksë.

Por sezoni i tretë i fshiu të gjitha këto. Pas një kërcimi pesëvjeçar në kohë, historia u kthye në një dramë gangsterësh të ekzagjeruar. Personazhet kompleksë u reduktuan në figura njëdimensionale, që shërbenin vetëm për skena absurde, kryesisht dhunë ndaj Nate-t ose fokusim i kamerës te Cassie.

Nate u përfshi në një histori absurde torture, duke humbur potencialin e një prej antagonistëve më të mirë në televizion. Ai u vra pa u zhvilluar si personazh. Ndërkohë, Cassie u kthye në një personazh sipërfaqësor dhe e etur për para. Edhe pse nuk ishte shumë e zgjuar më parë, këtë sezon kjo u ekzagjerua deri në absurditet. Historia e saj kontroverse shërbeu më shumë si justifikim për skena provokuese. Rue u përfshi në histori të lodhshme kriminale dhe përfundoi me një vdekje të errët. Sa për Lexi-n dhe Jules, ato u lanë në hije. Jules nuk kishte fare histori, kalonte gjithë sezonin duke pikturuar në një apartament.

Sezoni i tretë u përpoq shumë të ishte tronditës, por pas disa skenave të rënda dhe të përsëritura, gjithçka u bë e mërzitshme. Nuk ka gjë më të lodhshme sesa një serial që përpiqet të jetë provokues pa pasur asgjë për të thënë. E vetmja gjë për të cilën mund të ndihesh i lehtësuar është që kjo histori më në fund mbaroi.

Rrjeti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht nëse ky është fundi i serialit, por gjasat për një sezon të katërt janë shumë të vogla, pasi aktorët kryesorë tashmë janë ndër më të kërkuarit në botë. Vetë Levinson ka thënë se nuk ka plane për një sezon tjetër, ndërsa Zendaya ka lënë të kuptohet se kjo është mbyllja e historisë.

Le të kujtojmë me nostalgji serialin e mirë që “Euphoria” dikur ishte dhe ta lëmë sezonin e tretë të harrohet.