Dino Zoff ka folur për aktualitetin e futbollit italian, përfshirë Italinë dhe Juventusin. “Po, mendoja se Juve do të arrinte ta rregullonte renditjen, por ndiej keqardhje si e mbylli sezonin”, – tha ish-portieri i shquar për “Corriere della Sera”. Për mungesën e Italisë në Botërorin e kësaj vere shtoi:
“Fatkeqësisht është e rëndë për një kombëtare, që ka fituar 4 Botërorë.
Një herë mund të të shkojë keq, por jo herën e dytë dhe të tretë radhazi. Një trajner duhet ta njohë forcën e skuadrës së tij.
Nëse ke një Fiat 500, duhet ta drejtosh si Fiat 500, të përshtatesh pa shumë deklarata. Dhe, sigurisht, mund të fitosh edhe me një Fiat 500”.
Për rikthimin e kombëtares axurre aty ku duhet: “Ka gjithmonë të rinj të mirë në U-21, por duhet të mendojnë me vazhdimësi për një rrugë që është e përpjetë, jo të qëndrojmë në të njëjtin nivel. Ka edhe portierë italianë cilësorë, duhet të vlerësohen”.







