Ballina Kronika U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

U arrestuan gjatë protestës së PD-së, pushohet hetimi ndaj 6 minorenëve

67
0

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimin e nisur ndaj 6 protestuesve të arrestuar pas protestës opozitare të 10 shkurtit.

Ata dhe një i shtatë u arrestuan gjatë protestës, pas dyshimeve se kishin hedhur sende të forta dhe molotov drejt kryeministrisë dhe ndaj punonjësve të policisë.

Pas më shumë se 2 muajve hetim Prokuroria e Tiranës, vendosi të dërgojë për gjykim vetëm një prej tyre, për veprat penale të “goditjes së punonjësit të policisë” dhe “prishjet të rendit e qetësisë publike”. Për 6 të tjerë prokuroria pushoi hetimin.

Gjatë hetimit, të miturit i janë nënshtruar një vlerësimi psikoligjik, nga i cili është konkluduar se një dënim i mundshëm mund të ketë ndikim negativ në gjendjen emocionale, në sjelljen dhe mënyrën e të menduarit. Në këto kushte, prokuroria e Tiranës ka aplikuar masën alternative të shmangies të ndjekjes penale duke i paralajmëruar me gojë.

Për shkak të përjashtimit nga ndjekja penale prokuroria ka kërkuar edhe shuarjen e masës “detyrim për paraqitje” ndaj tyre, kërkesë e pranuar nga gjykata.