Ballina Aktualitet Padia për shpifje ndaj Braçes, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist

Padia për shpifje ndaj Braçes, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist

52
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, pas padisë së ngritur kundrejt tij për shpifje.

Ai ishte paditur nga biznesmeni Anduel Cekrezi që pretendonte se deputeti e ka ofenduar në rrjete sociale.

Në gjykatë avokati Elis Bilali teksa po lexonte konkluzionet përfundimtare tha se Anduel Çekrezi disponon dokumente të rregullta pronësie. Sipas avokatit, deputeti ka bërë postime kundër Çekrezit ku në thelb ishte diskriminimi.

Vetë biznesmeni tha se “prej 3 vitesh jam etiketuar padrejtësisht nga një person që ka qenë edhe zv/kryeministër. Problemi nuk ishte fakti që unë kisha blerë një tokë private, por se nuk pranova të investoj në tokë shtetërore.”

Çekrezi tha se nuk kërkon privilegj, por drejtësi.

Ndërsa deputeti Erion Braçe u shpreh se ka zgjedhur të mbrojë interesin publik.

“Emrin e biznesmenit nuk e kam përmendur, por vetëm mbiemrin. Unë nuk takoj biznesmenë edhe për shkak të konfliktit të interesit. Vëllain e Anduel Çekrezit e kam pritur me porosi të kryeministrit Edi Rama. Aty në zyrë i kam paraqitur ligjin. I kam thënë mos shko më tutje. I kam thënë hajde në Divjakë pasi është krijuar një zonë tjetër për investim në park fotovoltaik”, është shprehur Braçe.

Prokurori Ols Dado tha se deklaratat “janë bërë në mbështetje të mandatit të deputetit”, ndërsa u shpreh se termat “aga” dhe “zengjin”, “nuk futen te gjuha e shpifjes.” Ai kërkoi pafajësinë e deputetit

Avokati Bilali kërkoi përjashtimin e prokurorit duke e cilësuar si “të njëanshëm.”