Ballina Kronika Përmet/ 2 të plagosur me lëndë plasëse, njëri në gjendje të rëndë,...

Përmet/ 2 të plagosur me lëndë plasëse, njëri në gjendje të rëndë, ngjarja dyshohet aksidentale

48
0

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi dyshohet se kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur mesditen e se merkures në fshatin Grabovë të Përmetit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku Ervis Bregu dhe një person tjetër dyshohet se kanë prekur aksidentalisht mjetin shpërthyes. Për pasojë, Bregu ka mbetur i gjymtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, personi tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të dorës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe as lloji i lëndës plasëse që ka shpërthyer ne Grabove. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor.