Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të 18 të bashkëpandehurve të tjerë. Veliaj nuk është paraqitur në proces, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Erion Veliaj i ka dërguar shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e hijshme as dinjitoze. Për këtë arsye kërkoj të përfaqësohem nga avokati im.







