Ndërsa protesta qytetare është në ditën e saj të 12, Edi Rama ka vendosur që të thërrasë një antimiting në Tiranë. Prej ditësh të gjitha strukturat e PS-së në Tiranë janë urdhëruar që të mbledhin sa më shumë njerëz që ti kundërvihen qytetarëve.
Më poshtë është mesazhi që është shpërndarë nëpër strukturat e PS së Tiranës për takimin e nesërm.
Përshëndetje shokë e shoqe,
Pas takimit të zhvilluar me Drejtuesen Politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, ju përcjellim orientimet lidhur me organizimin e aktivitetit të madh që do të zhvillohet më
12 qershor, ora 17:30, Sheshi Italia.
Për shkak të rëndësisë së veçantë të këtij aktiviteti, kërkohet angazhim maksimal nga të gjithë kryetarët e organizatave, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të lartë dhe një përfaqësim dinjitoz të Njësisë nr. 2.
Çdo Organizatë Socialiste duhet të sigurojë pjesëmarrjen e 5 anëtarëve, sipas objektivit të përcaktuar për realizimin e kuotës së njësisë. Ditën e aktivitetit, çdo kryetar organizate duhet të paraqitet në sektorin e përcaktuar për Njësinë nr. 2 së bashku me 5 anëtarët e njësisë.








