Ballina Aktualitet EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të...

EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve

114
0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar marrjen në pyetje në dhjetëra dëshmitarëve në lidhje me gjyqin që po mbahet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi.

Bëhet fjalë për: Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni.

Ndërkohë gjykata ende nuk është përgjigjur për kërkesën e SPAK.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim të parave dhe fshehjes së pasurisë, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa të pandehurit, Fatima Kryemadhi, Ema Coku, nën akuzë për pastrim parash dhe Piro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Ish-presidenti Meta i mohon akuzat dhe pretendon se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.