Ballina Aktualitet Protesta e 21-të bashkon kombin, sot diaspora mbërrin në Tiranë!

Protesta e 21-të bashkon kombin, sot diaspora mbërrin në Tiranë!

90
0

Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit të shqiptarëve nga çdo anë e botës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve të bëra gjatë ditëve të fundit, në protestën e sotme pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Një grup emigrantësh shqiptarë është nisur prej ditësh nga Anglia me automjete private për t’iu bashkuar protestës në Tiranë. Gjatë rrugëtimit, karvanit i janë bashkuar edhe bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke formuar një kolonë makinash me flamuj kuqezi drejt Shqipërisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të nisë me grumbullimin e qytetarëve në qendër të Tiranës, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.