Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila në një reagim për protestën kërkoi që në Shqipëri të ketë një marrëveshje të re, apo Arata Dade, e cila i refuzoi të bëhej dekor i Ramës në festën e 35-vjetorit të partisë duke refuzuar publikisht edhe dekoratën. Shumë zëra brenda së majtës kanë dalë në krah të qytetarëve, gjë të cilën mesa duket Edi Rama ka planifikuar ta shuajë me presion dhe shantazh
Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama ironizoi të vetët që i kanë dalë kundër, duke i cilësuar si ‘shpirtra të humbur’, ndërsa i sfidoi që t’i propozonin drafte për ‘Shqipërinë e re’.
“Ah është dhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka dhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re. Fare ….Të ma shkruajnë draftin për Shqipërinë e re dhe të ma sjellin. Një nga ata që flet për draft është Fatosi. Nëse ai është një flamingo që fluturon lart…. Do të sulmohemi por….Nuk jam i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Se më ka ikur ajo kohë. Më njeh Erioni mirë. Edhe kopertinën e Zëri të Popullit, e zgjodhi me kujdes qe të isha i pëlqyer. Le të vijojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi një punë tjetër. Mos u çudisni që në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na ndalin kundër. Ne kemi fakte sa të duash. Jemi në një kohë kur falë algoritmit dhe botës pa kufij.”, tha Rama.







