Ballina Sport Uli Hoeneß: Botërori 2026 një dështim i madh

Uli Hoeneß: Botërori 2026 një dështim i madh

93
0

“Arkitekti” i Bayern-it modern ka qenë mjaft kritik me turneun që po mbahet në SHBA, Kanda dhe Meksikë. Për Uli Hoeneß, Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë si një dështim i madh, arsyet e të cilave i shpejgon në një intervistë për “FAZ”.

“Jam i bindur se Kupa e Botës 2026 do të jetë në fiasko e madhe për futbollin. Çmimet e biletave janë të kripura. 2.000 mijë dollarë për të parë një ndeshje është një çmenduri, kur do të mbarojë ky makth?”, shpejgon 74-vjeçari.

Edhe pse dallon mes figurave sportive, të cilat mbështesin komercializimin e futbollit, ish-numri një i Bayern-it shpjegon se gjithçka duhet të ketë një kufi.

“Nuk kam ndër mend që të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam pro komercializimit të futbollit, por jo në këtë formë. Nuk dua ta mbështes duke blerë bileta me shifra stratosferike”, argumentoi Hoeneß.

Mes të tjerash ai tregon se nuk do të udhëtonte drejt Floridas edhe pse do të kishte mundësi që të qëndronte pa shpenzuar asgjë në shtëpinë e disa miqve të tij. “Nuk kam fare dëshirë që të udhëtoj për të parë nga afër këtë Kupë Bote.

Edhe pse kam mundësi nuk kam shkuar pasi kam humbur dëshirën, kur mësova se ishte shumë pranë një zonë mjaft të kërkuar”, tha Hoeneß, duke iu referuar faktit se zona ku do të akomodohej ishte vetëm pesë minuta larg Mar-a-Lago-s, ku kalon fundjavat Donald J. Trump.