Një protestuese kërkoi nga drejtësia që të hetojë kryeministrin Edi Rama. Teksa mori fjalën në protestën që ka mbledhur mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit, ajo bëri thirrje që SPAK ta vërë nën hetim shefin e qeverisë.
Një thirrje përcolli edhe për faktorin ndërkombëtar duke thënë se nuk duhet të mbështesë një autokrat si Edi Rama.
“Ne kemi vetëm njëri tjetrin. Në 21 ditë kemi parë sa e bukur është të mblidhemi të gjithë bashkë, të shohim se jemi shumë, se nuk jemi të gjithë hajdutë e kriminelë dhe të themi se duam një Shqipëri të re.”, tha ajo, ndërsa përcolli edhe një mesazh për emigrantët që janë bashkuar në protestë.
“Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai, të kushërinjve të mi të larguar që ky pushteti i detyroi të marrin rrugët me gomone dhe kamion si kriminelë.”, tha ajo.
Ndërsa për SPAK dhe ndërkombëtarët ajo shtoi:
“Jemi këtu për t’i thënë sistemit të drejtësisë heto Edi Ramën e oligarkët. Duam hetim. Jemi këtu për t’ju thënë ndërkombëtarëve mos mbështesni autokratin.”







