Ballina Aktualitet Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës/ Vazhdon marshimi i turmës kilometrike në rrugët...

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës/ Vazhdon marshimi i turmës kilometrike në rrugët e kryeqytetit

83
0

Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të të protestës masive qytetare.

Menjëherë pas përmbylljes së mesazheve nga podiumi, mijëra protestuesit e mbledhur janë rreshtuar për të nisur një marshim përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës.

Turma, e cila tashmë është shtrirë në një gjatësi kilometrike, po lëviz nën monitorimin e forcave të rendit dhe me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.