Mel Brooks mbush 100 vjeç. Regjisor, aktor, skenarist, kompozitor, producent filmi, teatri, televizioni dhe komedian amerikan, ai lindi në Brooklyn, New York në vitin 1926.
Eshtë ndër të paktët që ka siguruar një çmim Egot, që do të thotë se ka fituar të katër vlerësimet më prestigjioze në argëtimin amerikan: Emmy (për televizion), Grammy (për muzikë), Oscar (për film) dhe Tony (për teatër).
Unë kam lindur për t’i bërë njerëzit të qeshin, kështu që e bëj këtë, thotë ai në dokumentarin e Judd Apatow “Mel Brooks: The 99 Year Old Man!”.
I lindur me emrin Melvin Kaminsky, Brooks është truri i kryeveprave të tilla si Young Frankenstein, Blazing Saddles dhe Spaceballs, për të cilat është njoftuar një vazhdim.
“Spaceballs: The New One”: Vazhdimi, i prodhuar nga Amazon MGM, do të dalë në kinematë amerikane më 23 prill 2027.
Artisti konsiderohet gjeni për dekonstruksionin e zhanreve të filmave të vendosur si horror, western dhe fantastiko-shkencor përmes humorit të tij ironik e inteligjent. Me ironi, ka trajtuar edhe tema të pakëndshme si racizmi (Blazing Saddles) ose diktaturat dhe regjimet (Hitleri në “Spaceballs: The New One”).







