Ballina Bota Tronditëse në Kaliforni! Gjenden mbetjet e 117 qenve në një strehimore, 70...

Tronditëse në Kaliforni! Gjenden mbetjet e 117 qenve në një strehimore, 70 dyshohet se u vranë me armë zjarri

69
0

Autoritetet në Kaliforninë Veriore kanë zbuluar mbetjet e 117 qenve gjatë një kontrolli në një strehimore kafshësh, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi abuzim sistematik, neglizhencë dhe mashtrim. Hetimi ndaj strehimores Miranda’s Rescue, në qytetin e Fortuna-s, nisi më 22 prill, pasi Zyra e Sherifit të Qarkut Humboldt mori informacione që ngrinin dyshime për keqtrajtim të rëndë të kafshëve, mashtrim dhe komplot.

Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan dy varre të ndara, nga të cilat u nxorën mbetjet e paprekura të 117 qenve.

Sipas rezultateve paraprake të analizave mjeko-ligjore, 70 prej qenve të ekzaminuar deri tani dyshohet se kanë ngordhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armët e zjarrit, një fakt që ka shtuar dyshimet për abuzim sistematik ndaj kafshëve.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së të gjitha kafshëve dhe për të identifikuar personat përgjegjës, ndaj të cilëve mund të ngrihen akuza penale. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara dhe ka rikthyer në qendër të debatit nevojën për kontrolle më të rrepta dhe mbikëqyrje më efektive të strehimoreve të kafshëve.