Ballina Politika Partia Demokratike ankimon në Gjykatën Kushtetuese, rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n...

Partia Demokratike ankimon në Gjykatën Kushtetuese, rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët

63
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.