Ballina Politika Oerd Bylykbashi nuk garon për nënkryetar të PD. E kishte paralajmëruar në...

Oerd Bylykbashi nuk garon për nënkryetar të PD. E kishte paralajmëruar në Kuvend

90
0

Pas zgjedhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike (PD), pritet që kjo forcë politike të zgjedhë edhe ekipin e ri drejtues, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm me sekretariatin përkatës. Ndërkohë, mësohet se nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka vendosur të mos kandidojë për një mandat tjetër në këtë detyrë.

I pyetur për arsyet e këtij vendimi, Bylykbashi nuk ka dhënë sqarime të tjera, duke theksuar vetëm se motivet e tij i ka bërë të ditura në Kuvendin e PD-së më 30 maj 2026, si edhe më herët. Në fjalën e tij para delegatëve të Kuvendit, ai u shpreh se “ia kthen mandatin atyre”.

Në përfundim të një mandati katërvjeçar si nënkryetar, duke më dhënë votën në një nga garat e forta brenda Partisë Demokratike, unë dua t’ju falënderoj me përulësi për atë nder dhe privilegj që më dhatë dhe jam përpjekur ta përmbush këtë detyrë më së miri. Në fund të këtij mandati, ashtu siç e kërkon statuti, e rikthej këtë mandat në duart tuaja.”

Gjatë kësaj fjale ai gjithashtu i mëshoi faktit se PD-së i duhen veprime kolegjiale.

KOLEGJIALITETI është një nga kumtet e mëdha të 11 dhjetorit 2021. Është angazhim që duhet ta përmbushim me çdo kusht. Është rruga nga kaloi rithemelimi, bashkimi dhe duhet të kalojë rinovimi dhe modernizimi i PD. Kolegjialiteti jep mundësi për hapje dhe rinovim, për të afruar zëra të rinj, të bashkoj eksperiencën me energjinë e rinovimit e të prodhojë sinergji, guxim dhe pjekuri në vendimmarrje.

Këshilli Kombëtar që do të dalë sot nga vota juaj duhet të rrezatojë këtë qëllim dhe princip në përfaqësimin dhe vendimmarrjet politike që mandatojnë lidershipin e PD në sfidat që kemi përpara në 10-15 vitet e ardhëshme”, pat theksuar nënkryetari aktual i PD. Sipas tij lufta për mbijetesë mbaroi dhe nis puna për vizionin e një qeverisjeje ku besojnë shqiptarët.

“Le të bindim shqiptarët me mesazhin tonë, lidershpin që do të projektojmë, me fytyrat që do të përfaqësojnë shqiptarët. Për një Shqipëri të drejtë, që ne do ta fusim në BE” ishte mesazhi i Bylykbashi.