Teksa kanë ngelur dhe pak orë nga protesta madhështore që do të mbahet para Kryeministrisë, këtë të shtunë, autokolona e mjeteve të diasporës që po vijnë në vendin tonë nga veriu ka mbërritur në Lezhë.
Kjo është protesta e 35 ku qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
Po ashtu kërkesat janë për një sistem të ri politik dhe pas dorëheqjes së qeverisë të krijohet një ekzekutiv tranzitor apolitik që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira.







