Ballina Aktualitet ‘Punoni ose shporruni!’ Braçe ndan videon e mbeturinave në Selitë: Policia Bashkiake...

‘Punoni ose shporruni!’ Braçe ndan videon e mbeturinave në Selitë: Policia Bashkiake bën sehir e luan me telefon në makinë

100
0

Erion Braçe ka denoncuar një tjetër rast të neglizhencës së Policisë së Bashkisë, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Eco Tiranës lidhur me mbeturinat në rrugën kryesore të Selitës.

Deputeti socialist ka ndarë një video ku tregon mbeturinat e papastruara, ndërsa Policia Bashkiake qëndron ca metra më tej pa bërë asnjë reagim.

“Ose bëni punën, ose shporruni! Kaq e thjeshtë është!”, shprehet Braçe në video. Në shkrimin që shoqëron pamjet, ai thotë se pakënaqësinë në qytet e shkaktojnë ata që s’bëjnë asnjë punë.

“Tirana/5, në territor duke bërë punën e Policisë së Bashkisë, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, EcoTirana;

Dje u pastrua, sot pika në pjesën e poshtme të Selitës, në rrugë kryesore, u ndot kështu!

Ju thashë dje që nuk kam punë me pisat e qelbësit në këtë qytet; kam punë me Policinë e Bashkisë që nuk është në punë e për punë, kam punë me AMK që nuk është në punë e për punë, Eco Tirana që nuk ka kaluar akoma këtu nga dje e mbi të gjitha që nuk vendos një numër telefoni e një adresë për dyshekë e çdo mbetje që nuk është inerte!

Ndërkohë që unë bëja rojen lart dhe përzura dy furgonë që donin të derdhnin mbetje inerte, pra unë, polici i bashkisë, shihni ku është Policia e Bashkisë, përballë dhe mes paligjshmërisë duke bërë sehir e luajtur me telefona në makinë, në rrugën dytësore përballë me Selitën, në hyrje të lagjes “Irfan Tomini”!

Doni më për një strukturë që funksionon veç si gjobë!

Ndaj që ta kuptoni se kam një vit që flas e flas, pakënaqësinë në këtë qytet e shkaktojnë ata që nuk bëjnë asnjë punë; jo unë që dua punën!”, shprehet Braçe.