Ballina Lifestyle Penélope Cruz rrëfen humbjen e të atit gjatë xhirimeve: Lidhje e veçantë...

Penélope Cruz rrëfen humbjen e të atit gjatë xhirimeve: Lidhje e veçantë me Ben Stiller pas tragjedive familjare

68
0

Penélope Cruz ka zbuluar se ka krijuar një lidhje të veçantë me Ben Stiller gjatë xhirimeve të filmit Zoolander 2, pasi të dy kishin humbur një prind në të njëjtën periudhë gjatë produksionit.

Aktorja, 52 vjeçe, kishte një rol kryesor në komedinë e vitit 2016 dhe ka treguar se ishte në xhirime nate kur i ati i saj ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Duke folur për revistën PORTER, ajo ka rrëfyer momentin e rëndë: “Ai vdiq në dy të mëngjesit. Ishte shumë i ri, një atak në zemër që erdhi papritur. Më kujtohet që isha shumë pranë të fikët nga tronditja.”

“Ditën e hënë në mëngjes duhej të isha sërish në set, duke u përpjekur t’i bëja njerëzit të qeshnin, duke xhiruar një komedi,” ka shtuar ajo.

Ajo ka treguar gjithashtu se vetëm dy javë para kësaj, edhe Ben Stiller kishte humbur nënën e tij dhe produksioni nuk ishte ndalur për asnjërin prej tyre.

“Sa herë e shoh Benin, mendoj: ‘Uau, çfarë kemi kaluar,’” është shprehur Cruz.

Ndërkohë, aktorja ka treguar se së fundmi ka kaluar edhe një shqetësim shëndetësor, kur mjeku i saj dyshoi për një aneurizëm të mundshëm.